Google ADS

Protestoi para kuvendit, avokati shoqërohet në polici

12:43 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Avokati dhe aktivisti i njohur Adratik Lapaja është shoqëruar në ambinetet e komisariatit nr.1 në Tiarnë.

Ai ishte pjesë e protestës së mbajtur sot para godinës së Parlamentit, në lidhje me kundërshtimin e ndërtimit të inceneratorit në fshatin Vërri në Fier.

‘Pas fjalës time kundër plehrave në Vërri po me shoqërojnë në Komisariatin nr. 1’, shkruan Lapaj në Facebook, duke bërë publike edhe foto.

Ndërkohë një tjetër protestë e mbajtur sot para parlamenti ishte dhe ajo e punonjësve të By passit të Fierit, të cilët thanë se kanë më shumë se një vit që nuk kanë marrë rrogat nga firmat nënkontraktore. /Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme