Blendi Fevziu: 10 vjet shtet të mjaftueshme për ta kuptuar perspektiven e Kosovës

12:02 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gazetari Blendi Fevziu ka uruar Kosovën në prag të jubileut të pavarësisë, duke vlerësuar se 10 vjet shtet janë të mjaftueshme për ta kuptuar se cila është perspektiva e vendit dhe si do të shkojë ai.

“Shumë urime Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë. 10 vjet nuk janë shumë për një shtet të ri, por pa dyshim 10 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar se cila është perspektiva e këtij vendi, si do të shkojë ai dhe cila është e ardhmja. Natyrisht, shumë probleme të 10 vjetëve më parë tashmë janë zgjidhur e janë kaluar”, ka deklaruar ai.

Fevziu është i bindur se Kosova do t’i kalojë edhe problemet tjera, me të cilat do të përballet.

“Problemet tjera do të dalin përpara, por unë jam i sigurt që Kosova do të di t’i kalojë ato. Edhe një herë: shumë dhe shumë urime Kosovës për 10-vjetorin pavarësisë. Ta gëzojë për mot”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme