Google ADS

Kryetari bullgar, Rumen Radev pritet ta vizitojë Maqedoninë

10:48 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev, nesër do të vijë në një vizitë zyrtare në Maqedoni nën shoqërimin e dy mitropolitëve të Kishës Ortodokse Bullgare, Nikollaj dhe Kiprija.

Mitropoliti Kiprija nga Starozagori është kryetar në komisionin sinodial për të negociuar me Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM), ndërsa mitropoliti Nikollaj i Plodivit është anëtar në të njëjtin komision, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, është planifikuar për nesër.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtarë për takime pune në mes komisioneve të të dyja kishave, por është e sigurtë se priftërinjtë bullgarë do të takohen me ata maqedonas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme