Google ADS

Gjyshi me lot në sy tregon tmerrin: Mbesa me vdiq në duart e mia

08:59 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vdekjen e të resë Xhuljeta Gjeka në Fier ku familjarët e saj akuzojnë mjekët.

Familjarët e saj enden dyerve të spitalit e policisë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 21-vjeçares.

Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë ndaj vajzës së re që humbi jetën me të mbërritur në spital.

Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re mes lotësh tregon se vajza ka shkuar në spital me temperaturë shumë të ulët.

“I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time veçanërisht populli i Fierit me ata mjekë që kemi.

E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36,5.

“Unë bërtisja: ‘Doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet’. Këtu gabuam ne si prindër, e nisën në shtëpi”,­ thotë gjyshi mes lotësh për “BW”.

Duke akuzuar mjekët, gjyshi thotë: “Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja ‘o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën”,­ thotë gjyshi teksa shpërthen në të qara./Ballkan Web/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme