Një aksion policor është realizuar gjatë ditës së djeshme në komunën Vitisë, raporton arbresh.info.
Rreth orës 13:15 Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me Urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovë, me banim në fshatin Vërban Komuna Viti, nën dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë ku janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim
1.Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,
2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
3. Një Pistoletë modeli i pa njohur, cal 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,
4. Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,
5. Një shkop gome,
6.Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
7.Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së,
8. Kurse me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...