Google ADS

Si ndikon ajri i shtëpisë në shfaqjen e alergjisë

00:19 | 15 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Në 16% të rasteve shfaqen alergji për shkak të substancave të pranishme në ajrin e shtëpisë. Në këtë ambient ndodhen armiqtë më të rrezikshëm.

Si mund të pastrojmë ajrin e dhomës, ambientit?

Pranvera është një nga stinët me problematike për njerëzit që vuajnë nga alergjia. Megjithatë, ndryshe nga ajo që zakonisht mendohet, faji për teshtitjen, bllokimin e hundëve dhe sytë e kuq nuk është gjithmonë vetëm poleni.  Nga 100 raste, 16 prej tyre shkaktohen nga substancat brenda shtëpisë, të tilla si myku dhe merimangat, të cilat për fat të keq nuk kanë një sezon se kur dalin. Kjo është arsyeja pse alergjia është konstante.  Sipas studimit të kryer së fundmi nga mosha 18 dhe 64 vjet, 16% e njerëzve vuajnë nga alergjitë çdo pranverë.

Simptomat më të zakonshme?

Teshtimë, kruajtje sysh dhe bllokim të hundëve.  Për më tepër alergjitë nuk kanë vetëm simptoma fizike, por gjithashtu kanë një ndikim edhe cilësinë e jetës. Mund të thuhet se shfaqen probleme me gjumin natën dhe kanë një përqendrim të vogël. Armiqtë e alergjisë nuk është vetëm poleni. Ne nuk duhet të harrojmë rolin e disa substancave “të shpërndara” në ajrin e shtëpisë.

Ja disa këshilla për të luftuar këto substanca

Mundohuni të mbani ajrin në shtëpi sa më të pastër duke qenë sa më i thatë. Për shembull (Hapni dritaret sa më shpesh, mos lini rroba të lagura në lavatriçe, dhe tualeti të jetë sa më i thatë)

Mbuloni dyshekët dhe jastëkët me çarçafë dhe shmangni qilimat.

Mos grumbulloni letra dhe mundohuni të bëni selektimin e mbeturinave.

Nëse keni kafshë shtëpiake, lajini ato një herë në javë.

Kontrolloni kondicionerët që të mos mbledhin pluhur.

Mos i mbani grilat mbyllur gjatë ditës.

Përdorni produkte sa me natyrale për pastrim./Përnenat.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme