Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike (PDL) në Serbi, Çedomir Jovanoviq, në një intervistë ekskluzive për KTV-në ka thënë se pavarësia e Kosovës është fakt, si fizika.
I pyetur përse serbët është e vështirë të binden që Kosova është e pavarur, Jovanoviq ka thënë se në qëndrimin e serbëve paraqiten “punët e pambaruar”.
“Më së shpeshti, ne nëpërmes qëndrimit ndaj Kosovës transmetojmë dhe promovojmë atë që është më e keqja tek ne, një sërë gabimesh që bëmë.. S’është Kosova e para. Ne kishim probleme në raport me Slloveninë, me Kroacinë, me Bosnjën, në fund me Kosovën dhe kishim probleme edhe me vetën tonë. Problem të veçantë shoh në mungesë të një politike të qartë që njerëzve do t’u hapte perspektivë. S’jam unë i vetmi i cili e kupton që Kosova është e pavarur. Këtë e dinë edhe të tjerët. Unë këtë fakt e pranoj, nuk mendoj se me të mund të polemizoj. Ky fakt është si fizika”, ka deklaruar Jovanoviq për KTV-në.
Sipas Jovanoviqit, politika serbe nuk ka menduar asnjëherë për pasojat që mund t’ia shkaktojë vendit, qoftë këtu edhe me mosnjohjen e Kosovës.
“Nëse kamerat do të ndaleshin edhe të tjerët do t’ua thoshin këtë, këtë e kemi të qartë po çfarë pastaj? Ne nuk obligohemi ta pranojmë, mund të presim. Por kur i pyesni çfarë prisni nuk dinë të përgjigjen. Do të thoshim se kemi pritur 500 vjet të shkonin turqit, presim edhe 500 vjet të ndodh diçka e ku është garancia që diçka do të ndodhë, epo nuk ka. Çfarë çmimi do të paguajmë për këtë këtu s’është menduar kurrë. Këtu politika asnjëherë nuk ka menduar për pasojat që i linte pas dhe këtu politikanët janë të vetmit që janë të kursyer nga çfarëdo lloj përgjegjësie. Mund të shkatërroni vendin, të jeni përgjegjës për largimin e miliona njerëzve më të mençur, për luftëra, për shkatërrime e të nënkuptojë se s’keni nevojë t’i përgjigjeni askujt për tmerret që na kanë mbetur ne”, ka thënë ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...