Ideja për zhbërjen e Gjykatës Speciale nuk mori përkrahjen e duhur.
Organizatat e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, besojnë fuqishëm në imunitetin e deputetëve dhe se edhe njëherë do të ketë dëshmi për luftën e pastër të luftëtarëve.
Hysni Gucati, kryetar i OVL së UÇK-së, thotë se megjithëse janë dorëzuar rreth 16 mijë nënshkrime javë më parë, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e vendit rreth kësaj çështje.
“Ne nuk kemi marrë përgjigje. Por, ne deri më tani e kemi kryer punën tonë ku dhe janë dorëzuar rreth 16 mijë nënshkrime. Besoj, se tash është në dorën e deputetëve të vendosin, por sidoqoftë unë prapë besojë në vendosmërinë dhe në imunitetin e deputetëve”, ka thënë Gucati shkurt për Indeksonline.
Nga ana e tij, Gucati konsideron se Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së. Ndryshe vlen të kujtojmë se më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale, pa praninë e partive opozitare.
Ligji për Gjykatën është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga