Sterling ironizon me Taulant Xhakën: Çfarë force

21:14 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Manchester City e fitoi ndeshjen e parë ndaj Baselit me rezultat 0-4.

Pra, mund të thuhet se skuadra angleze është me një këmbë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes një nga lojtarët më të komentuar është Raheem Sterling, jo për paraqitjen në fushë, por për atë në rrjetet sociale.

Anglezi ka ironizuar me lojën e ashpër të Taulant Xhakës, i cili gjatë një aksioni në tentim për të ndalur yllin e Man Cityt e ka kapur me dy duart nga pas.

Sterling ka postuar një fotografi në Twitter ku ka shkruar: “Çfarë force, çfarë force”, kjo në tentim për të thënë se është pandalshëm.

“Kur nuk dëshiron të jesh vet më 14 shkurt“, shkuan Fox në shaka

Shakaja e ish-anësorit të Liverpoolit është pëlqyer dhe është shpërndarë pastaj shumë në rrjetet sociale.

Xhaka ishte lojtari më i mirë te Baseli, kurse Sterling me një asistim në ndeshje ishte në mesin e lojtarëve që bënë një paraqitje mesatare

Ndeshja e kthimit do të luhet me 7 mars, do të shikojmë se si do të përgjigjet Xhaka në fushë. Duke e njohur karakterin e tij, ndoshta edhe Sterling nuk do të shpëtojë lehtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme