Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008-tës, Presidenca e Kosovës në prag të kësaj feste falte një numër të të burgosurve që vuanin dënimet nëpër burgje.
Për të përfituar nga falja e presidentit, të burgosurit bënin kërkesë për falje sipas ligjit në fuqi, për çka duhej të plotësonin edhe disa kritere.
Ata duhej të kishin sjellje të mira gjatë qëndrimit në burg si dhe mos të shkelnin rregullat e burgut, shkruan Indeksonline.
Por, këtë vit kur shënohet edhe 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi nuk do të fal asnjë të burgosur.
Zyrtarë nga zyra e Presidencës kanë thënë për Indeksonline se presidenca nuk fal më të burgosurit.
“Nuk falen më të burgosurit”, kanë thënë shkurt nga Presidenca.
Ndërkaq, vitin e kaluar presidenti kishte vendosur që katër personave t’u falet e gjithë pjesa e mbetur e dënimit, kurse tetë të tjerëve t’i falen pjesërisht dënimet.
Të burgosur në Kosovë më së shumti ka falur Jakup Krasniqi i cili viti 2011 e gjeti në postin e ushtruesit të detyrës së presidentit pasi që paraardhësi i tij Fatmir Sejdiu kishte dhënë dorëheqje nga ky post pasi që Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e kryetarit të LDK-së.
Krasniqi kishte falur lirinë për 103 persona të dënuar. Shumë më pak se Krasniqi në vitin 2010 kishte falur Sejdiu. Gjatë këtij viti ai kishte falur vetëm 62 të dënuar.
Ndërsa zemër shtrënguar për këtë çështje ishte treguar ish-presidentja Atifete Jahjaga e cila në vitin 2015 dhe 2016 nuk e kishte falur asnjë të burgosur.
Presidentja Atifete Jahjaga në vitin 2014 kishte falur dënimin e të burgosurve, me vendim të saj ishin falur vetëm 2 nga 515 sa kishin kërkuar.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë