Khloe Kardashian po shijon ditët e fundit të shtatzënisë së bashku me familjen

21:09 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Motra e saj më e vogël, Kylie Jenner gjatë muajit Shkurt ka mirëpritur vajzën e saj të parë që pagëzoi me emrin, Stormi Webster.

Por nuk është e vetmja ajo në familjen Kardashian që u bë nënë sepse gjatë këtij viti edhe Kim Kardashian u bë nënë për herë të tretë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Mirëpo edhe Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të parë. 33 vjeçarja shtatzënë u pa së bashku me motrat vëllaun dhe nënën e saj duke luajtur softball në Kaliforni.

 

Khloe u paraqit e veshur me rroba ngjyrë të zezë që i mbulonin barkun dhe kofshët.

Ndryshe dihet se Khloe është pothuajse 30 javë shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj, Tristan Thompson. Muaji Mars është muaji kur ajo pritet të bëhet nënë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme