Google ADS

Barton: PSG bëri jashtëqitje në vete nga frika te Barca, Reali kualifikohet

19:01 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Joey Barton mendon se superioriteti dhe mentaliteti do t’i kualifikojë madrilenët në dy ndeshjet ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Përballja e PSG-së me Realin konsiderohet si më e madhja e rrethit të parë të eleminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Joey Barton mendon se të mërkurën Reali do ta bëjë hapin e parë drejt kualifikimit, pasi që PSG ka menaxhim të dobët të presionit.

Ai për referencë mori ndeshjen 4-0 që PSG e fitoi në rrethin e parë vitin e kaluar, dhe më pas humbi 6-1 në Camp Nou dhe ai beson se Reali mund t’ia kujtojë PSG-së poshtërimin.

“Real Madridi e ka nuhatjen për këtë garë. PSG është klub i ri dhe Reali ka më shumë trofe në kabinet”.

“Ata kanë lojtarë si Cristiano dhe të tjerë që i bën të pa përballueshëm për PSG-në”.

“PSG mposhti lehtë Barcën në shtëpi në një ndeshje fantastike. Më pas, në Angli ne kemi një thënie – ata bënë jashtëqitje në vete në Camp Nou”.

“Ata është dashur të kualifikoheshin pa problem. Mungesa e suksesit tradicional në klub i bëri ata që të bëjnë jashtëqitje në vete në Camp Nou dhe të poshtërohen”.

“Aspekti mental mund të jetë më i rëndësishëm nga sa mendojnë të gjithë. A mendoj unë se PSG mund ta mposhtë Realin? Mendoj se ata mendojnë që mund ta mposhtin Realin, por po flasim për një ekip që ka fituar dy herë LK-në në tri vitet e fundit”.

“Është Zidane që ka fitaur Kupën e Botës si lojtar. Ka lojtarë në atë grup që dinë si të fitojnë”.

“Ronaldo, Ramos, Toni Kroos dhe Modric, të gjithë kanë qenë aty, i kanë bërë gjërat. Ka shumë për të thënë për këtë”.

“Thiago Silva është një top lojtar, por ai nuk ka mentalitetin fitues si Ramosi. E keni parë se si Gjermania e shkatërroi Brazilin në Botëror”.

“Ka plagë psikologjike dhe emocionale. Është në dorën e Realit që të krijojë kushte ku këtoi plagë mund të ri-hapen”, potencoi Barton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme