Google ADS

Haradinaj e quan historike vizitën e kryeministrit malazez

18:09 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas takimit me dyer të mbyllura kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazez Dushko Markoviq kanë mbajtur një konferencë për media, raporton arbresh.info

Haradinaj e ka quajtur vizitën e Markoviqit historike, dhe se kjo dëshmon që dy vendet përveç fqinjësisë, duan edhe që njëri-tjetri të rrugëtojnë drejt integrimeve euro-atlantike.

“Është historike vizita e kryeministrit të Malit të Zi, vizitë kjo që dëshmoi se popujt e dy vendeve nuk janë vetëm fqinj, por e duan njëri tjetrit në rrugëtimin drejt vendeve euro-atlantike. Është nder për mua dhe Kosovën vizita e kryeministrit të Malit të Zi”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka nisur vizitën dy ditore në Kosovë pas anulimit të vizitës javën e kaluar për shkak të kushteve atmosferike./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1691794607552291/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme