Google ADS

Mediat italiane e japin lajmin ‘bombë’: Panucci largohet nga Shqipëria?

16:53 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

E përditshmja e qytetit të Ferrarës, “La Nuova Ferrara”, ka publikuar një lajm sot, ku përmend emrin e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, si një mundësi për të drejtuar stolin e SPAL-it, që është me një këmbë në Serinë B.

“Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Christian Panuccit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvendës i Capelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, transmeton GSH shkrimin e “La Nuova Ferrara”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme