Google ADS

Kryeministri malazez Markoviq pritet me nderime nga Haradinaj

16:41 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas vizitës së anuluar javën e shkuar kryeministri malazez Dushko Markoviq ka arritur në Kosovë, raporton arbresh.info

Ai është pritur me nderime të larta nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Markoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Pas takimit të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Vizita e tij e paraparë me 6 shkurt ishte anuluar për shkak të mjegullës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1691704970894588/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme