Kuvendi Komunal i Skenderajit ka përkrahur projektin e Parkut të Biznesit i cili do të ndërtohet në këtë komunë, raporton arbresh.info.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, vet kryetari Bekim Jashari
Ai ka thënë se ky park i hapë rrugë për zhvillimin ekonomik të Skenderajit.
Sipas tij ideja e këtij projekti e ka diskutuar me të gjithë, përfshirë edhe presidentin Thaci, kryeparlamentarin Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilët e kanë mbështetur, raporton arbresh.info.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Kuvendit Komunal të Skenderajit.:
Qytetarë të Skenderajt, gëzuar Parku i Biznesit!
Sot, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti vazhdimin e seancës, ku Asambleja Komunale votoi propozimin për Parkun e Biznesit, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skenderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime.
Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.
Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë. Po ashtu, projekti ka marrë përkrahje edhe nga Presidenti i Republikës Z. Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Z. Kadri Veseli dhe Kryeministri Z. Ramush Haradinaj.
Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt “pro” projektit të Parkut të Biznesit votuan 20 asamblistë, ndërsa seancën e braktisen 10 asamblistë. Ndjej keqardhje për ata asamblistë që nuk e kanë kuptuar sa duhet vullnetin dhe vendosmërinë time për të ofruar mundësi të re punësimi dhe zhvillimi për qytetarët e komunës së Skënderajt. I falënderoj nga zemra, të gjithë deputetët e Komunës së Skenderajt, për besimin e shprehur sot, për një kapitulli të ri, ofrimin e mundësive për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës. Unë kisha nderin dhe lavdinë e familjes, me të cilin do të jetoj tërë jetën time, por edhe pse hezitoja të merrja përgjegjësi në udhëheqje, respekti i madh i qytetarëve më obligon të jem pranë nevojave dhe interesave të tyre- punësimin dhe ngritjen e mirëqenies pa dallim.
Në Skenderaj, nga 22 Tetori, me tërë qenien jam në shërbim të qytetarëve, në pajtim me ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, duke mos lejuar që interesi i individit të jetë përcaktues i zhvillimeve në komunën tonë. Liria e Kosovës ka kuptim kur atë e shijojnë të gjithë!I juaji,Bekim Jashari
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...