Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pranuar pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Republikën e Kosovës, Paulina Franceschi Navarro.
Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje të plotë në ushtrimin e postit të saj, transmeton arbresh.info.
“U jemi mirënjohës dhe falënderues për njohjen që Panamaja i ka bërë Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë Presidenti.
Nga ana tjetër, ambasadorja jo rezidente e Panamasë për Kosovën, Paulina Franceschi Navarro, duke e falënderuar presidentin Thaçi, i shprehu urimet më të mira për 10 vjetorin e pavarësisë.
Kreu i shtetit në fund ka thënë se Panamaja është partner strategjik në Amerikën Latine, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve./arbresh.info/
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...