57% e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetin nismën qeveritare për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, kurse 23% nuk e mbështetin.
Për 60% e të pyeturve, është shumë me rëndësi që menjëherë të zgjidhet çështja e emrit, kurse 15% konsiderojnë se kjo nuk është e rëndësishme. 49% mendojnë se çështja do të zgjidhet shumë shpejtë, kurse 42% mendojnë se çështja e emrit do të zgjidhet deri në fund të vitit 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto të dhëna dalin nga hulumtimi i Institutit për hulumtime politike në Shkup (IHP), i realizuar në periudhën nga 16 e deri më 21 dhjetor të vitit të kaluar.
Në pyetësor janë përgjigjur 1113 persona. 47% e të pyeturve nuk do të pranonin që të ndryshohet emri kushtetues për përdorim ndërkombëtar në shkëmbim të anëtarësimit në BE dhe në NATO. 38,2% do të pranonin një ndryshim të tillë.
53% mendojnë se pa ndryshimin e emrit nuk mund të pranohet Maqedonia në BE dhe në NATO, kurse 27% mendojnë se ka një mundësi të tillë./Telegrafi
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...