Lëndohen pesë persona, shkak aksidenti

11:29 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Janë lënduar pesë persona në Prizren si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave me drejtues meshkuj, shkruan arbresh.info.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të lënduarit pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren janë liruar.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është proceduar dhe mbetet nën hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme