Hoti: Flamuri i shtetit të Kosovës, të vendoset sa më lartë e dinjitetshëm

11:04 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës tek rrethi, sa më lart e dinjitetshëm.

Përmes një postimi në profilin e tij në  facebook, Hoti ka thënë se ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.

Ky është postimi i tij i plotë:

“LDK e mbështet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosovës tek rrethi – sa me lart e dinjitetshëm. Ky flamur duhet te vendoset ne çdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.

Ne çdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosovës, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës.

Dhe, me ndihmën e miqve, do ta veme Flamurin e Kosovës edhe ne OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme