Google ADS

Shembje në punimet e autostradës, lëndohen dy punëtorë të Bechtel-Enka

08:51 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit është njëra prej rrugëve në të cilat kemi thuajse çdo ditë shembje në rrugë.

Edhe sot, në mëngjes, raportohet se pas shembjeve të dheut u vërshua një vend punishte e kompanisë “Bechtel-Enka” e si pasojë e saj dy punëtorë janë lënduar.

Derisa edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë pjesë kishte disa probleme me qarkullim të automjeteve.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për “Indeksonline” se kishte shembje në rrugë tek vendi i quajtur Guri i Shpumë.

“Po, jemi njoftuar se kompania përkatëse ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke pastruar terrenin. Qarkullimi i automjeteve vazhdon dhe se nuk ka ndonjë rrezik”, ka thënë ai./IndeksOnline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme