E dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?

01:39 | 14 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një banane përditë mund të ndihmojë në parandalimin e atakëve në zemër dhe goditjeve në tru, sipas studimeve të reja. E pasur me kalium, ushqime si bananet mund të pengojnë bllokimet fatale dhe pengojnë ngushtimin e arterieve.

Studiuesit në Universitetin e Alabamës zbuluan efektet pasi analizuan minjtë që rrezikonin sëmundje zemre.  Ata u ushqyen me nivele të ulëta, të mesme apo të larta kaliumi, dhe rezultatet treguan se arteriet e atyre që u ushqyen me nivele të ulëta u ngushtuan më shumë.

E kundërta ndodhi me ato që morën sasi të mëdha kaliumi. Mendohet se minerali jetik pengon atakët në zemër dhe goditjet në tru tek njerëzit. /Bota.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme