Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson se Kosova do të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë gjatë vitit 2018-të.
Kështu ka deklaruar vet ai në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa ka shtuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do përfundojë me anëtarësimin e shtetit kosovar në OKB.
”Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara” është shprehur Presidenti Thaçi në intervistën e tij të dhënë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës./kk/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...