Pas përplasjes së dy anijeve të rojeve bregdetare greke turke në Detin Egje, vjen deklarata e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos, se një “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.
Gjatë një interviste, Pangalos, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: “E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”.
INCIDENTI
Pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.
Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke. Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje.
Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm. Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara./lapsi/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...