Shumë njerëz e përdorin çajin kamomil ose llojet tjera thjesht kur duan të relaksohen.
Megjithatë, pirja e çajit të ngrohtë mund të shkaktojë sëmundje sëmundje vdekjeprurëse, përfshirë edhe kancerin, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit gjermanë kanë hulumtuar 13 lloje të çajrave që shiten nëpër supermarket dhe kanë gjetur se disa prej tyre kanë toksina të rrezikshme, që mund të rëndojnë shumë shëndetin e njeriut.
Substancat, të quajtura alkaloide pirolizidine (PA), mund të shkaktojnë probleme serioze të mëlçisë apo edhe të dërgojnë drejt sëmundjeve kancerogjene.
“Sasia më e vogël e atyre substancave mund të shkaktojë kancer”, tha tha Edmund Maser i Institutit të Toksikologjisë në Universitetin Kiel, cituar nga Berliner Kurier.
Toksina helmuese nuk gjendet në vetë bimët, por në barërat e këqija që mund të hyjnë në çaj pas korrjes.
Sipas shkencëtarëve, të dashuruarit e çajit mund t’i kapërcejnë këto shifra dhe kështu dëmtojnë mëlçinë.
Studiuesit thanë se deri në 1.7 mikrogram toksina helmuese mund të ndodhen në një litër çaj./arbresh.info/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës