Juventusi ka luajtur baras (2-2) kundër Tottenham Hotspurit në Torino, përkundër se pati epërsi të dyfishtë ndaj kundërshtarit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Nikoqirët e nisën në mënyrë fantastike takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e dytë. Miralem Pjanic e gjeti për mrekulli Gonzalo Higuainin në zonë nga gjuajtja e lirë dhe argjentinasi goditi me të parën për të shënuar.
Në minutën e nëntë u akordua penallti për Bianconerët pas një ndërhyrje të gabuar të Ben Davies, ndërsa Higuain u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dyfishuar rezultatin.
Mysafirët e dominuan takimin në vazhdim, ndërsa pas një rasti shumë të mirë të krijuar përmes Pjanic e Higuan, i cili u shpërdorua nga argjentinasi, Spursat e ngushtuan rezultatin me anë të Harry Kane (35′).
Në fund të pjesës së parë, Zonja e Vjetër e pati mundësinë ta shtonte epërsinë, mirëpo Gonzalo Higuainin e goditi transversalen nga pika e bardhë.
Spursat vazhduan të luanin mirë edhe në fraksionin e dytë duke e mbajtur në presion skuadrën vendase dhe duke rrezikuar kohë pas kohe.
Në minutën e 72-të u barazua rezultati në Torino. Christian Eriksen e mposhti Gigi Buffonin me një goditje të ulët nga gjuajta e lirë.
Në minutat e mbetura, vendasit u përpoqën që ta fitonin lojën, mirëpo tentativat e tyre nuk u treguan efektive.
Ky rezultat është shumë i mirë për Tottenham Hotspur, pasi mund të kualifikohet edhe me barazim pa gola ose 1-1. Juventusi duhet doemos të shënojë gol si mysafir, të përpiqet ta fitojë lojën ose të barazojë me më shumë se 2-2.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh (7 mars) në stadiumin White Hart Lane. /Telegrafi/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...