Artisti që portretizoi çiftin Obama, kishte pikturuar edhe gratë me ngjyrë që ua heqnin kokën grave të bardha

21:48 | 13 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kehinde Wiley, artisti i cili u zgjodh që të pikturonte portretin zyrtar të ish-presidentit amerikan Barack Obama, më parë kishte piktuar gratë me ngjyrë duke ua hequr kokën grave të bardha.

Wiley, 39 vjeçar i cili jeton dhe punon në Nju Jork, kishte krijuar dy pikturat e mëposhtme pasi ishte inspiruar nga historitë biblike, transmeton portali arbresh.info

https://twitter.com/LevineJonathan/status/963139190438457346?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fs.yimg.com%2Fos%2Fyc%2Fhtml%2Fembed-iframe-min.2d7621e2.html

Në atë kohë, ajo kishte thënë për NYT se ishte inspiruar edhe nga klasikët europianë të tregimeve biblike nga Caravaggio dhe Gentileschi, por që zgjodhi të përshkruante Judith si një grua me ngjyrë dhe Holoferne si një grua të bardhë.

Portretet ishin pjesë e një ekspozite në të cilat piktuar përshkruanin vetëm gratë me ngjyrë, të cilat do të përshkruheshin si nëpër veprat e artit klasik europian.

Portreti i Barack dhe Michelle Obamës do të varet në Galerinë Kombëtare të Portreteve të SHBA-ve.

Punimet e tij tashmë kanë ngjallur kritika, por vetë shikuesit kanë mbetur të kënaqur nga puna e artistit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme