Google ADS

Fjolla Mulliqi merr vendin e parë për Arkitekturë në Qipro

18:30 | 21 Korrik 2015
Arbresh.info

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë për sukseset e të rinjve nga Kosova nëpër botë. Listës së kosovareve që po korrin suksese jashtë vendit këto ditë ju shtua edhe një studente e re nga Kosova.

Bëhet fjalë për Fjolla Mulliqin nga Prishtina.

Në mesin e shumë arkitekteve nga shumë vende të botës, Fjolla mori vendin e parë për projektin më të mirë në Arkitekturë në Nicosia të Qipros.

Projekti për të cilin 21 vjeçarja nga Prishtina garonte me shumë konkurrentë të tjerë ishte “Ndërtesa e Parlamentit”. Me anë të këtij projekti, Fjolla mbronte edhe temën e Diplomës, ndërsa për zgjedhjen e kësaj teme ajo tregon se u deshën 4 muaj angazhim për profesorët dhe koordinatorët e temës së Diplomës.

Ajo tregon se si bëri përzgjedhjen e idesë për të filluar këtë projekt, i cili doli që t’ia sjell vendin e parë në këtë garë.

“Pasi unë vij prej Kosovës dhe kam përjetuar luftën, koncepti im për këtë projekt ishte sadopak i pastër, duke ditur që edhe Qipro jo më pak se një dekadë më parë përjetoi luftë mes qipriotëve grekë dhe qipriotëve turq. Kjo skenë më bëri të mendoj dhe koncepti im filloi të ndërtohet si “Peace, Connection, Union” në mes të Jugut dhe Veriut të Qipros”, tha ajo.

20150721181442829

Ajo më tej tregoi se si e zhvilloi idenë e saj duke u përcaktuar mbi misionin e një Parlamenti.

““Ndërtesa e Parlamentit” ishte një projekt shumë i vështirë pasi që ndarja e aktiviteteve në mes publike dhe private ishte shumë komplekse. Ne jemi mësuar të shohim ndërtesat e Parlamentit gjithmonë të mbyllura, siguruara, private ku populli asnjëherë nuk ka mundësi ta prekë këtë ndërtesë. Kjo më bëri të mendoj që Parlamenti tregon një nacionalitet, gjë që duhet të jetë sa më transparent që është e mundur, gjë që dëshmon demokraci në shtet. Prandaj procesi i këtij projekti u fokusua më shumë në krijimin e një ndërtese diplomatike ku populli i vendit ka akses në të gjitha anët, pasi që populli është ai që zgjedh këta diplomatë. Zgjidhja e këtij problemi nga ana ime filloi që nga hartat 1/5000 e deri në ato 1/20, duke u munduar të kuptoj sa më mirë situacionin, qytetin dhe tokën në të cilën Parlamenti do të qëndrojë”, shtoi Fjolla Mulliqi.

Studentja kosovare ishte më e reja ndër 60 konkurrentët e tjerë, e po ashtu ajo ka thënë se të gjithë të pranishmit kishin eksperienca të ndryshme në Arkitekturë.

E pas një kohe të limituar, në praninë e jurisë së departamentit të Arkitekturës, koordinatorëve të
temës së Diplomës, arkitektë të njohur nga Qipro dhe Turqia, Fjolla Mulliqi fitoi çmimin e parë.

20150721181454606

Ajo ka treguar momentet kur edhe është shpallur si fituesja e parë.

“Ishte një ndër momentet më të bukura të jetës sime, duke e parë që pas një lodhjeje kaq të madhe, zgjidhja e problemit për “Ndërtesën e Parlamentit” u vlerësua shumë nga juria dhe e quajtën një projekt të suksesshëm që të jep ndjenjën e një Ndërtese Diplomatike ku populli ndjehet i lirshëm dhe krenar”, është shprehur ajo.

Fjolla me këtë projekt fitoi dy çmime, për idenë më të mirë të projektit dhe çmimin “Hunter Douglas” për projektet më të e mira të diplomimit në gjithë botën për arkitekturë dhe urbanizëm që do të mbahet në vitin 2016 në Evropë.

Rëndësia e këtij çmimi, është se hap dyer në shume studio arkitektonike në botë nga arkitektë të ndryshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme