Data 13 shkurt është shumë e rëndësishme për Almeda Abazin, duke qenë se në këtë ditë e feston ditëlindjen, ndërsa të njëjtën datë e kishte zgjedhur edhe për martesë.
Modelja e njohur shqiptare ka lindur në vitin 1992 dhe sot (e martë) i ka mbushur 26 vjet.
Pikërisht më 13 shkurt të vitit 2017, bukuroshja e kurorëzoi me martesë dashurinë me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, transmeton Telegrafi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme, ndërkohë që e ka publikuar një fotografi nga martesa.
Almeda ka qenë pjesëmarrëse në tri gara bukurie në Shqipëri duke u shpallur ‘Miss Tirana’, ‘Miss Albania dhe ‘Miss Globe Universe’ në vitin 2008.
Ajo e kreu shkollën e mesme në kolegjin privat Tarhan në Stamboll, ndërsa studioi për aktrim në Akademinë Bil Sanat të Universitetit Aydin në Stamboll.
Bukuroshja vendosi të jetonte në Turqi dhe të ndiqte karrierën atje duke u shfaqur në filmat, si “Konak” e “Show Business”, si edhe në seriale televizive, “Ayrilik” e Muhtesem Yuzyil, ndërsa ka punuar edhe si prezantuese televizive. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BfJW4gulols/?taken-by=almeda92
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...