‘Zhduket’ flamuri shtetëror, nuk lejohet vendosja

21:26 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Tashmë prej dy orësh punëtorët e angazhuar për të vendosur flamurin shtetëror tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, raporton arbresh.info

Ata janë penguar fillimisht nga mungesa e pajisjeve, e më pas edhe nga qytetarë të mbledhur tek “Rrethi”.

Por çudia më e madhe ka ndodhur kur flamuri është ‘zhdukur’ nga vendi, duke u pamundësuar kështu vendosja e tij.

Prej ditësh është duke u debatuar e polemizuar çështja e zëvendësimit të flamurit shtetëror me atë kombëtar tek kjo pikë në qytet./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1690711174327301/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme