Izraeli kërcënon të “kafshojë fort” pas rrëzimit të avionit luftarak në Siri

21:17 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Tel Avivi është zotuar të mbrojë interesat e saj pa asnjë kufizim pas tensioneve të ngritura me Teheranin lidhur me sulmet e fundit në Siri.

Në të njëjtën kohë, Damasku paralajmëron Izraelin për “më shumë surpriza” në rast të sulmeve të reja, transmeton portali arbresh.info

“Ne do t’i përgjigjemi çdo provokimi, do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tona të sigurisë,” tha Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liberman të martën siç u përmend nga mediat lokale”.

“Për të parafrazuar thënien e njohur,” Kjo nuk është koha për të lehur është koha për të kafshuar”- dhe ne do të kafshojmë fort,” paralajmëroi ministri, duke shtuar se shpreson se nuk do të vijë puna deri aty.

Ishte hera e parë që Liberman ka folur për ngjarjet e 10 shkurtit. Tensionet midis Izraelit dhe Iranit kanë shpërthyer me shpejtësi që nga e shtuna, kur një infiltrim i dyshuar iranian në hapësirën ajrore izraelite shkaktoi një seri sulmesh të forcave ajrore izraelite në Siri, më e madhja në vite. Mes përshkallëzimit ndërkufitar, Izraeli humbi një avion luftarak F-16 në zjarrin e armikut për herë të parë në 35 vjet.

Ministri i mbrojtjes theksoi se “nuk ka kufizime” kur është fjala për t’iu përgjigjur provokimeve kundër Izraelit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme