Google ADS

Qytetarët nuk lejojnë vendosjen e flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës

21:05 | 13 Shkurt 2018
M. A.

Disa qytetarë janë mbledhur “Te Rrethi” në Prishtinë për të bllokuar vendosjen e flamurit shtetëror në shtizë.

Po ashtu në hyrje të Prishtinës ka dalë edhe Policia e Kosovës për të parë së nga kush është urdhëruar largimi i flamurit kombëtar.

“Tentuam me ndalu, por policia nuk po na lejon. Kjo është e patolerueshme. Qysh me e heq flamurin, kush e ka jep këtë urdhër, ku është urdhëresa. Pse në Graçanicë nuk po e heqin, edhe atje është Kosova. Na me vite e kemi mbrojtur. Jo që jemi kundër flamurit tonë, por flamuri kombëtar na e kemi bartur me shekuj. Pse nuk e kanë largu në mëngjes, por tash natën”, ka thënë një qytetar.

Ky është provokim i hapur veç më prish festën, ka thënë një tjetër qytetar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme