Njëri nga të akuzuarit në rastin “Badovci”, Betim Ibrahimaj, ndaj të cilit Gjykata nuk arriti të shpallë aktgjykimin, për arsye se ishte në arrati, raportohet të jetë vrarë në konfliktin në Siri.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi. Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Betim Ibrahimaj përpos që ishte i përfshirë në rastin “Badovci”, ai ishte i përfshirë edhe në një rast tjetër të terrorizmit.
Lidhur me rastin për të cilin akuzohej Ibrahimaj, Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin, duke i gjetur fajtorë 5 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës