Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18.
Azdren Llullaku nga sot quhet zyrtarisht një futbollist i Virtus Entelën. Sulmuesi ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën me klubin e Serisë B.
Sulmuesi shqiptar do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 18.
“Jam i lumtur për rikthimin tim në Itali dhe të jem pjesë e kësaj skuadra” – komentoi në rrjetet sociale Llullaku pas firmosjes së kontratës. Ai ka qenë edhe më parë në kategoritë inferiore italiane, por fakti që ishte ekstrakomunitar, kishte bërë që të mos federohej dot me klubet profesioniste.
Më herët gjatë muajit janar, Llullaku shkoi edhe në Kazakistan, dhe ishte shumë pranë firmës me klubin e Ordabasit, por në fund gjithçka dështoi, dhe shqiptari zgjodhi Virtus Entelan për të vijuar karrierën./Lajmi.net/
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...