Presionet e autoriteteve të Prishtinës për të penguar dhe për të bllokuar punën e Gjykatës Speciale nuk ka dhënë efekt, pasi që në çdo çast pritet ngritja e aktakuzave të para.
“Ngjarjet politike nuk kanë ndikim në punën e zyrës së Prokurorisë Speciale të kësaj gjykate, atë të prokurorit David Schwendiman”, ka thënë zëdhënësi Prokurorisë Speciale, Kris Bennett.
Ai shtoi se organi i ndjekjes në kuadër të kësaj gjykate është një organ jo-politik dhe ka vazhduar punën e saj pa ndikime, mirëpo pa specifikuar se kur do të ngriten aktakuzat e para, transmeton lajmi.net.
Bennett ka thënë për Tanjug se Zyra e Prokurorit nuk ka bërë publike datën apo detaje të tjera rreth aktakuzave sepse Prokuroria nuk e komenton fazën e hetimeve për këto çështje.
Disa parti dhe media nga Kosova kanë bërë publike kinse disa emra për aktakuzat e para duke përfshirë edhe udhëheqësit shtetëror, dhe kjo në fund të vitit që lamë pas.
Bennet shtoi se Zyra e Prokurorit Special bashkëpunon me autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit, dhe përveç këtyre të dyjave ka bashkëpunim edhe me shtete të tjera në këtë aspekt.
Këshilli Special i Kosovës si dhe zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, mirëpo kanë selinë e tyre në Hagë.
Dhomat Speciale të kësaj gjykate do të gjykojnë dhe do të ngrisin aktakuzat e para ndaj të pandehurve të dyshuar për krime lufte ndaj serbëve.
Juridiksioni i tyre është gjykimi i krimeve të dyshuara kundër njerëzimit, krimet e luftës si dhe krimeve të tjera të cilët dyshohen se janë kryer duke u bazuar në raportin Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 2011, shkruan lajmi.net.
Në këtë raport, raportuesi special për Kosovën, Dick Marty, kishte shkruar për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së kundër popullsisë serbe, ku ishte përfolur edhe për trafikim organesh njerëzore nga këta të dyshuar.
Në bazë të këtij raporti, në shtator të vitit 2011, Bashkimi Evropian vendosi në formimin e një ekipi special hetimor për kryerjen e një hetimi të pavarur mbi dyshimet e ngritura nga ky raport.
Ndërkaq, në vitin 2014 prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili ishte në krye të këtij ekipi hetimor kishte bërë të ditur që provat e mbledhura nga këto hetime ishin të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave të para, mirëpo ishte e nevojshme që të krijohet një institucion special për hetimin dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore për këto krime.
Parlamenti i Kosovës në vitin 2014 miratoi ligjin për dhomat e specializuara dhe për zyrën e Prokurorit Special, e cila u forma në dhjetor të vitit 2016.
Këto grupe speciale filluan punën në Korrik të vitit që lamë pas, ndërkaq që do të merren me krimet e dyshuara të kryera gjatë vitevev 1998-2000 në Kosovë./Lajmi.net/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...