Google ADS

Të mirat dhe të metat e të qenit beqar

01:40 | 13 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Siç e dimë të gjithë të jesh beqar ka përparësitë dhe të metat e veta.

Të jesh beqar/e apo në një mardhënie varet nga disa faktorë thotë seksologia Jess.

“Gjithçka varet nga situata në të cilën jemi. Varet edhe nga disa faktorë të tjerë si mosha, e kaluara sentimentale, qendrueshmëria emocionale apo stili i jetës” shprehet dr.Jess për Hufinngton Post.

Një përparësi të të qenit beqar është se bënë më shumë ushtrime fizike. Fakti i të qenit beqar e ndihmon shëndetin fizik.

“Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve” shprehet seksologia.

Jo vetëm kaq, por ushtrimet fizike përmirësojnë humorin, rrisin energjinë, përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe aktivitetin kardiovaskular.

Por sipas një studimi tjetër nëse do të krahasojmë femrat e martuara me ato beqare na rezulton se femrat beqare kujdeseshin më shumë për shëndetin, ditët që kanë qenë sëmurë dhe vizitat./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme