Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se deri në fund të mandatit organizimin e provimit të jurisprudencës do t’ia delegojë Akademisë së Drejtësisë.
Tahiri, që kishte emëruar në krye të Komisionit për Provim të Jurisprudencës e emëroi kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, ka thënë se politika nuk duhet të fusë më duart në këtë organizim.
“Mënyra se si është mendoj se është gabim. Unë në të ardhmen këtë organizim të provimit të jurisprudencës do t’ia delegojë Akademisë së Drejtësisë. Politika s’duhet të fusë duart fare në këtë. Nuk e kam kandiduar asnjë person me emër të përveçëm. E kam kandiduar kryetar Lumezin, anëtarë janë kryetari i Supremes, kryetarja e Themelores, dekani i Juridikut në Prishtinë dhe një gjyqtar nga komuniteti serb. Ka mund me qenë dikush tjetër, sikur të ishte në këto pozita”, ka thënë ai.
Sipas tij kjo është bërë me një qëllim.
“Organi i akuzës është ai që ndjek çfarëdo keqpërdorimi kudo që ndodhë. Nëse aty do të ketë probleme dhe keqpërdorime e kemi përgjegjësin e organit të akuzës. Nëse aty ndodhin keqpërdorime atëherë ai njeri që e udhëheqë atë provim nuk mund të udhëheqë as prokurorinë e shtetit e as një institucion aq të rëndësishëm”, ka shtuar Tahiri.
Tahiri ka mohuar të ketë afërsi mes kryeprokurorit Lumezi dhe presidentit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se për 7 vjet sa ishte në qeverisje me Thaçin nuk ka pasur asnjë takim me Lumezin./koha.net/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”