Kamenicë, një 50-vjeçar humb jetën në aksident

22:50 | 12 Shkurt 2018
M. A.

M.K., i lindur më 1968, nga Koretini i Kamenicës, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor, sonte rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Rrafshi i Topanicës”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dyshohet se viktima është vetaksidentuar.

“Besohet se një person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani.

Ndërkohë mediat lokale atje raportojnë se makina ka goditur njërën prej barakave që janë të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme