Google ADS

Mike Pence- Koresë Veriore: Doni të bisedoni, flisni pra!

22:11 | 12 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Zëvendëspresidenti Mike Pence ka deklaruar se SHBA-të kanë rënë dakord që të vendosin Korenë Jugore në qasje diplomatike që mund të sjellë bisedime me Korenë Veriore.

Në një intervistë për WP ai tha se se administrate Trump do të vazhdojë strategjinë e saj “të presionit maksimal dhe angazhimit në të njejtën kohë mbi Phenianin”, por shprehu një hapje ndaj diskutimit diplomatik të drejtpërdrejtë, transmeton portali arbresh.info

“Çështja është, asnjë presion nuk tërhiqet deri sa ata po bëjnë diçka që aleanca beson se paraqet një hap domethënës drejt ndalimit të prodhimit të armëve nukleare”, tha Pence.

Ai ka theksuar se fushata maksimale e presionit do të vazhdojë dhe do të intesifikohet.

Pence ndër të tjera ka theksuar se nëse “Koreja Veriore dëshiron bisedime, duhet të flasë”.

Mike Pence dhe delegacioni i SHBA-ve nuk janë takuar me zyrtarët e Koresë Veriore gjatë qëndrimit në Korenë Jugore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme