Menopauza i përkeqëson edhe më shumë simptomat e artritit

22:04 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Është një ndër periudhat më të vështira për shumicën e grave, megjithatë kalimi në menopauzë është sidomos i vështirë për ato që vuajnë nga artriti reumatoid, paralajmërojnë shkencëtarët. Kjo ndodh sepse simptomat fillojnë të përkeqësohen edhe më shumë në këtë fazë të jetës së gruas, shkruan Shëndeti.al.

Ndërsa, gratë që vuajnë nga artriti dhe nuk kanë kaluar akoma në fazën e menopauzës kanë më pak dhimbje.

Shkaktari mendohet të jetë mungesa e estrogjenit, ku pas kalimit në fazën e menopauzës dhe përfundimit të periudhës së riprodhimit nuk nevojitet më për prodhimin e vezës çdo muaj.

Estrogjeni luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kyçeve, pjesa ku kanë edhe më shumë dhimbje, ënjtje dhe sforcime personat që vuajnë nga artriti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme