Sinjalet fillestare të organizmit tuaj, të cilat tregojnë ndryshimet e gjendjes shëndetësore, ndonjëherë është e vështirë të deshifrohen. Kushtoni kujdes këtyre simptomave më të shpeshta…
Disa simptome trupore janë shqetësuese. Pothuajse secili prej jush tashmë është ballafaquar me ndonjë shenjë paralajmëruese.
Mirëpo, në rastet më të shpeshta fjala është për shkaktarët e parrezikshëm dhe më së shpeshti nuk ka arsye për t’u brengosur.
Simptomat e çuditshme të cilat shfaqen papritur si reja nga qielli i kthjellët mund t’ju shqetësojnë, prandaj do t’ju ndihmojmë që t’i kuptoni shkaktarët potencialë.
Trulloseni kur ngriheni shpejt
Shpjegimi: Mund të jeni pakëz të dehidruar. Ose mund të keni hipotension ortostatic (njihet edhe si hipotension postural-rënie e shtypjes së gjakut), që ndodh kur gjaku shpejton drejt këmbëve tuaja dhe largohet nga koka juaj kur ju ngriheni vrullshëm. (Njerëzit me tension të ulët të gjakut mund të jenë të prirë më shumë ndaj këtij fenomeni).
Zgjidhja: Pini shumë lëngje dhe sigurohuni që kur të ngriheni lart ta bëni këtë ngadalë. Nëse shihni yje mbajuni për karrige ose tavolinë që të stabilizoni vetveten ose uluni prapë poshtë.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse trullosja vazhdon ose nëse ju bie të fikët.
Ndonjëherë keni të ënjtur që dhemb nën sqetull
Shpjegimi: Mund të jetë pasojë e lëndimit të folikulës së qimeve, ose ndonjë qime që rritet apo përdridhet përbrenda (për shembull nga rruarja), ose ndonjë nyjë limfatike e ënjtur (nga ndonjë infeksion).
Zgjidhja: Provoni të vëni një kompresë të ngrohtë disa herë gjatë ditës, dhe shikoni se a do të largohet dhimbja brenda një jave.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse zgjat më shumë, ose nëse përkeqësohet (skuqet ose irritohet). Mund të jetë shenjë e infeksionit të gjirit, cistë ose tumor.
Ju djersiten duart në situata të caktuara
Shpjegimi: Djersitja e pëllëmbëve ju ndodh të gjithëve kohë pas kohe, dhe kjo është një përgjigje normale ndaj stresit ose ankthit.
Zgjidhja: Përpiquni të relaksoheni për disa minuta – duke marrë frymë thellë, duke medituar ose duke parafytyruar një vend të qetë – mund të ndihmojë të parandalohet ose të lehtësohet djersitja, thotë Teng.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse duart tuaja vazhdimisht djersiten. Ju mund të keni hyperhidrozë, një çrregullim që ka të bëjë me djersitje të tepruar të duarve, shputave të këmbëve dhe nënsqetullave. Aplikimi i një antiperspiranti apo deodoranti në pëllëmbë mund ta trajtojë këtë gjendje. Në situata shumë serioze, një intervenim kirurgjik mund të largojë një pjesë të nervit që stimulon gjëndrat e djersitjes të bëhen tepër aktive.
Keni ngërçe apo mpirje të shputave gjatë natës
Shpjegimi: Një mungesë e lehtë e ekuilibrit elektrolitik (që përfshin kaliumin, magneziumin ose kalciumin), ose një dehidrim i lehtë mund të shkaktojnë këto ngërçe.
Zgjidhja: Ngrihuni dhe ecni përreth, pastaj bëni masazh muskujve në mënyrë që të çlirohen.
Kur duhet të shkoni te mjeku: nëse kjo ju ndodh çdo natë, ose gjatë ditës kur jeni duke ecur. Një gjendje si çrregullim i koagulimit të gjakut ose dëmtim i nervit mund të jetë shkaktari i kësaj.
Ju mpihen këmbët kur jeni në shkallët për ushtrime
Shpjegimi: Kur ju lëvizni këmbët tuaja në mënyrë të përsëritur gjatë ushtrimeve, ose nëse lidhëset e këpucëve tuaja janë të shtrënguara shumë, nervat e vegjël mes gishtave të këmbëve tuaj mund të shtrëngohen meqë ju u bëni presion shputave tuaj dhe kjo bën që të ndihen mpirje të parehatshme.
Zgjidhja: Gjatë ushtrimeve lëvizni gishtat e këmbëve brenda atleteve tuaja disa herë, dhe çlironi lidhëset nëse janë shumë të shtrënguara.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse mpirja ndodh gjatë aktiviteteve ose ju nuk mund ta largoni atë. Ju mund të keni një problem me nervat e shputave tuaja.
Trupi juaj dridhet kur bini në gjumë
Shpjegimi: Këto dridhje hipnike, ose trembje në gjumë me gjasë burojnë nga një mosshkrepje e nervave derisa trupi dhe truri juaj bie në gjumë. Një pengim në sinjalin e trurit që trupi juaj të çlirohet mund të shkaktojë dridhjen e kokës dhe gjymtyrëve.
Zgjidhja: Nuk ka asgjë me të cilën ju mund të parandaloni këto dridhje të padëmshme. Fatmirësisht, ato zgjasin vetëm disa sekonda.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse ju ndodhin shpesh dhe ua prishin gjumin, sepse mund të jenë shenjë e apneas së gjumit ose një çrregullim periodik i lëvizjeve të gjymtyrëve.
Dëgjoni zukamë në veshë
Shpjegimi: Me siguri që është tinitus, një gumëzhimë apo zukamë e perceptuar ose një tingull si fshikullimë, zakonisht i shkaktuar nga humbja e pjesshme e të dëgjuarit. Ilaçet si aspirina dhe disa antibiotikë: alergjitë dhe mbledhja e dyllit në veshë mund të jenë shkaktarë.
Zgjidhja: Nuk ka shërim për tinitusin e shkaktuar nga humbja e dëgjimit, por teknikat e zvogëlimit të stresit mund të ndihmojnë të zvogëlojnë perceptimin e këtyre zërave nga ana e trurit.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse zukama ndodh vetëm në njërin vesh, ose nëse shoqërohet me marramendje, problem me drejtpeshimin, ose molisje të fytyrës. Këto simptoma mund të jenë shenjë e një tumori të nervit akustik.
Ju kërcëllon nofulla
Shpjegimi: Nyja temporomandibulare e nofullës që është para veshit tuaj ka mundësi të jetë fajtore. Kërcet kur nyja nuk lëviz si duhet, ose nuk kthehet në vend si duhet.
Zgjidhja: Do të duhej të rregullohej vetvetiu.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse shoqërohet me dhimbje, dhimbje koke ose bllokim të nofullës. Këto simptoma mund të flasin për çrregullim të nyjës temporomandibulare, artritis ose ndonjë lloj tjetër të dëmtimit të nyjës që kërkon trajtim (si mbajtja e një mbrojtësi të gojës gjatë natës)
Shihni “pupla”
Shpjegimi: Ato piklat apo “puplat” e vogla të bardha që sillen në fushën e të parit tuaj, janë me gjasë vetëm pjesë të imta të indeve që sillen në substancën e tejdukshme (vitrea), dhomëza e mbushur me lëng të trashë.
Zgjidhja: Syri juaj sipas të gjitha gjasave do t’i riabsorbojë (rigëlltisë) ato (ose ju thjesht do të pushoni së vërejturi ato).
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse këto pikla janë të zeza ose janë të shoqëruara me drita vezulluese, që mund të sinjalizojnë një shpenzim të retinës.
Gjithmonë teshtini disa herë
Shpjegimi: Teshtima është refleks mbrojtës. Ka diçka ngacmuese në vrimat e hundëve, e hunda juaj do t’i heqë qafe ato. Kështu që ju do të teshtini derisa puna të jetë kryer.
Zgjidhja: Teshtini! Një herë, dy herë, ose katër e më shumë herë – kjo është krejtësisht normale.
Zemra juaj ‘shastiset” kur zgjoheni nga gjumi
Shpjegimi: Kur ju jeni të trembur, adrenalina godet dhe përgjigja e trupit tuaj për të luftuar ose fluturuar papritmas aktivizohet. Nëse zgjoheni befasishëm nga REM (rapid eye movement – lëvizja e shpejtë e syrit), kur njeriu sheh ëndrra të llojllojshme, të rrahurat e zemrës suaj mund të rriten natyrshëm.
Zgjidhja: Në cilindo rast, shpejtësia e zemrës suaj do të duhej të kthehet në normale brenda pak minutash.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse përveç kësaj keni edhe dhimbjet të gjoksit dhe marramendje.
Keni dridhje të gjithë trupit
Shpjegimi: Kjo me gjasë ndodh për shkak të ndonjë ngërçi momental të aftësisë së trupit për të rregulluar temperaturën e tij, sidomos nëse zgjat ca sekonda. (Kjo ndodh më tepër gjatë ndryshimit menopauzal, sepse ndryshimet hormonale mund ta bëjnë rregullimin e temperaturës së trupi të ngatërrohet).
Zgjidhja: Drithma largohet vetvetiu brenda një ose dy minutash.
Kur duhet të shkoni te mjeku: Nëse dridhjet zgjasin disa ditë, mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni. Sikurse ethet që janë shenjë e ndonjë sëmundjeje. Ju mund të keni të dridhura kur qelizat tuaja imune lirojnë kemikalet për të zmbrapsur viruset. Trajtimi i infeksionit që i shkakton të dridhurat do t’i ndalte ato. /Telegrafi/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...