Se Ramushi kryen dy punë e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i kryetarit të Komunës, Sokol Halitit.
“Shofer i kryetarit të Komunës së Vitisë është Afrim Ramushi. Është e vërtetë që është asamblist i LDK-së”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryetarit Haliti për KALLXO.com.
Nga kabineti i të parit të Vitisë thonë se janë në pritje të përgjigjes së MAPL-së për këtë çështje.
“Kryesuesi i Kuvendit ka dërguar kërkesën në MAPL për konsultim ligjor për Afrim Ramushin dhe po presim përgjigjen zyrtare të tyre”, i kanë thënë KALLXO.com nga kabineti i kryetarit Haliti.
KALLXO.com i ka shkruar edhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të parë se qysh përcaktohet me ligj, nëse mund të jetë edhe shofer i kryetarit të Komunës edhe asamblist.
Nga MAPL i kanë thënë KALLXO.com se në lidhje me çështje të tilla është një kërkesë e tyre që u është dërguar Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe janë në pritje të opinionit të tyre.
“Meqenëse legjislacioni në fuqi për këtë kategori të të punësuarve në kabinetin e kryetarit nuk e rregullon, atëherë MAPL ka përgatitur një shkresë ku i është drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsion për sqarim ligjor meqenëse AKK, është përgjegjës për implementimin e Ligjit Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konflikt të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ku deri më tani ende nuk kemi marr përgjigje”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.
Ndërsa kryetari i Komunës, Sokol Haliti, thase Afrim Ramushin e ka shofer që nga 2014.
Ai e ka konfirmuar se i janë drejtuar Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal pas interesimit tonë.
Kryetari Haliti tha se do ta respektojë vendimin e MAPL-së.
Ndërsa vet shoferi i kryetarit dhe asamblisti, Afrim Ramushi tha për se Ligji i punës ia lejon si dhe thotë që ma mirë se çdo këshilltar tjetër e sheh situatës pasi që është në rrjedha.
“Unë shofer kam qenë prej 2014 e në këto zgjedhje kam kandidu edhe kam fitu, Ligji i punës po e lejon. Unë hala ma mirë se çdo këshilltar tjetër mundem me pas situatën se ku është mirë e ku nuk është mirë, se jam në rrjedha qaty. Fillimisht kryetari është i sinqertë, por nëse është nevoja edhe unë do të jem i sinqertë”, tha Afrim Ramushi./kallxo.com/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...