Google ADS

Kush janë tre shqiptarët që do marrin pjesë në “Eurosong”

20:50 | 12 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Këtë vit “Eurosong” do të pushtohet nga shqiptarët. Kjo për shkak se në evenimentin më të rëndësishëm europian të këngës janë tri shqiptarë. Më së pari është Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë.

Bushpepa merr pjesë me këngën e tij “Mall” që e ka kompozuar gjithashtu vetë. Tjetër shqiptar në festival është Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron, kanë arritur të dalin fitues të Sanremos në Itali, me këngën “Non mi avete fatto niente”. Meta dhe kolegu i tij do të përfaqësojnë Italinë në festivalin europian të këngës.

 Por është edhe një shqiptare, e cila merr pjesë në “Eurosong”. Ajo është Eleni Fureira e cila është gjithashtu shqiptare, nga Fieri. Këngëtarja ka marrë një famë të madhe në Greqi, duke pushtuar skenën muzikore vendase, me këngët e saj që janë më shumë të tipit “pop”. Ajo përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”./Shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme