Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në emisionin “Përballje” ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë e në veçanti edhe për rastin e vdekjes në Qendrën e Paraburgimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Tahiri ka thënë se ai personalisht dhe Qeveria e kanë trajtuar me shumë kujdes që nga fillimi rastin e Astrit Deharit, duke ndarë edhe mjete shtesë buxhetore për ekspertizën në Institutin që ka kërkuar familja Dehari në Zvicër.
Mirëpo, sipas Tahirit, Vetëvendosje me kryetarin e saj Albin Kurti po e përdorin vdekjen e Deharit për interesa politike.
“Kemi një keqpërdorim nga Albin Kurti për interesa të veta politike me e politizue ende këtë rast dhe me terrorizue edhe më tepër familjen Dehari”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai ka komentuar edhe votimin e rekomandimeve nga ana e Kuvendit të Kosovës për aktivistët që sipas Vetëvendosjes po mbahen padrejtësisht në burg dhe janë dënuar me mbi 21 vjet padrejtësisht e politikisht, pa asnjë fakt dhe vetëm në bazë të indicieve dhe paragjykimeve e insinuatave.
“Ky është sulm direkt ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë, miratimi i këtyre rekomandimeve nga VV-ja. Është e paligjshme me kërkua shkarkimin e prokurorit, policisë, gjyqtarëve prej çfarëdo pozite dhe ky është një prej sulmeve më të rënda që ju është bërë institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, e vërteta në rastin Dehari do të dalë edhe nga ekspertiza, mirëpo është i bindur që do të jetë e njëjtë me atë që ka ardhur nga institucionet e Kosovës.
“Ka pasur edhe deputetë të pozitës që i kanë votuar këto rekomandime, që cenojnë pavarësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo është keq”, ka thënë mes tjerash Tahiri.
Ai ka folur edhe për procesin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe tema të tjera që kanë të bëjnë rendin dhe ligjin në Kosovë.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...