Google ADS

Greqi, skandali i ryshfetit që përfshin politikanë përballet me hetim

19:26 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info
FBI-ja kërkoi formimin e dosjes ligjore nga autoritetet greke që përfshinin emrat e tetë ish-ministrave grekë të Shëndetësisë, Financave dhe Zhvillimit si dhe të dy ish-kryeministrave grekë
Kryeminsitri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se do të kërkojë një hetim fillestar për një skandal të dyshuar që përfshin politikanë dhe kompaninë farmaceutike zvicerane Novartis, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hetimi të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), i cili iu dërgua gjyqtarëve grekë, kompania ka korruptuar mjekët dhe zyrtarët publik në mënyrë që të rriste shitjet e kompanisë ndaj klientëve privat dhe sistemit të kujdesit shëndetësor publik, me shpenzimet e institucioneve të sigurimeve shoqërore greke. Kostoja financiare e shtetit grek llogaritet në rreth 23 miliardë euro.

FBI-ja kërkoi formimin e dosjes ligjore nga autoritetet greke që përfshinin emrat e tetë ish-ministrave grekë të Shëndetësisë, Financave dhe Zhvillimit si dhe të dy ish-kryeministrave grekë.

Të dyshuarit përfshinin ish-kryeministrin Antonis Samaras nga partia konservatore e Demokracisë së Re, ish-kryeministrin e përkohshëm Panagiotis Pukramenos, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe nënkryetarin e tanishëm të Demokracisë së Re, Adonis Georgiadis si dhe ish-ministrin e Financave Evangelos Venizelos.

Pas procedurës standarde, gjyqtarët grekë dërguan dosjen në Parlament.

Kryeministri Tsipras u adresua para ligjvënësve të partisë së tij, duke paraqitur një kërkesë për hetim parlamentar mbi akuzat kundër politikanëve.

Një hetim i tillë mund të rezultojë në ndjekjen penale të tyre, nëse duhet të paraqiten indikacione adekuate.

“Pas përcjelljes së çështjes nga Prokurori Publik në parlament, ekziston vetëm një rrugë institucionale, ngritja e një komisioni fillestar për ekzaminimin nëse ka indikacione të pranueshme për veprat penale. Vendi ynë përfundoi me falimentim për shkak të rënies morale, degjenerimit të një sistemi të tërë politik që kurrë nuk hezitoi të riprodhohet në kurriz të shoqërisë dhe interesit politik”, deklaroi kryeministri Tsipras.

Skandali i supozuar ka krijuar një atmosferë shumë intensive në Greqi, pasi politikanët, të cilët përmenden në dosje, në shumicën e rasteve janë ende në pozita të shquara dhe janë figura të shquara në partitë e tyre.

Javën e ardhshme, pritet që parlamenti të mblidhet në grup të plotë, në mënyrë që të ratifikojë kërkesën e kryeministrit.

Autoritetet amerikane dhe greke kanë hetuar Novartis-in pas dëshmive të “bilbilfryrësit”. Zyrtarët e bilbilfryrësve janë konsideruar si dëshmitarë të mbrojtur dhe identitetet e tyre mbeten të panjohura zyrtarisht.

Autoritetet amerikane po ndjekin penalisht Novartis-in nën Aktin e Praktikave të Korruptimit të Jashtëm (FCPA).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme