Google ADS

“Parlamenti i Turqisë i mbështet integrimet e Maqedonisë në NATO”

19:20 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Republika e Turqisë është mike e madhe e Maqedonisë, do ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik për çka ka kushte dhe interes nga të dyja palët, ndërsa për sigurim të jetës cilësore dhe perspektivave të qytetarëve dhe shtetit, janë shumë të rëndësishme anëtarësimi në NATO dhe në BE.

Ju bëj thirrje, si Parlament i një vendi të madh miqësor, të vazhdoni të na mbështesni në këtë rrugë, kërkoi kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin në të cilin kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri pa resor Adnan Qahil, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Enes Ibraimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët se bashkëpunimi parlamentar midis dy shteteve është i rëndësishëm dhe se do të kontribuojë drejt përcaktimit për rritje të këmbimit tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë në një miliardë euro.

Kryetari i Parlamentit Kahraman ka shprehur kënaqësi që sërish është vendosur bashkëpunimi i nivelit më të lartë kryeministror, pas tre viteve, midis dy vendeve.

Ai ka njoftuar se Republika e Turqisë vazhdon fuqimisht ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në NATO dhe integrimet në BE dhe dërgoi ftesë përmes kryeministrit Zaev, deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë për vizitë parlamentare në Turqi.

Kryetari i Qeverisë Zaev, në emër të qytetarëve, të Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur ngushëllime për pjesëtarët e ndjerë të forcave ushtarake turke.

Të dy delegacionet janë dakorduar se edhe Maqedonia edhe Turqia janë kundër terrorizmit dhe në anën e paqes në botë.

Në kuadër të vizitës Zaev ka vendosur lule të freskëta në pjesën e Parlamentit të dëmtuar gjatë tentimit për grusht shtet në vitin 2016 në Republikën e Turqisë, si përkujtim ndaj viktimave./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme