Guvernatori i bankës kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov ka folur për sfidat e ekonomisë së vendit duke thënë se ekonomia e Maqedonisë duhet të jetë e përgatitur për sfida dhe duhet të lëvizë me kujdes që të parandalohen problemet eventuale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në periudhën e kaluar ne kemi marrë disa masa për të forcuar sektorin bankar në Maqedoni. Kohëve të fundit në kemi zvogëluar deficitin buxhetor ndërsa të njejtën shpresojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ekonomia e Maqedonisë është e gatshme që të hyj në turbulenca fiskale nëse një gjë e tillë ndodh në tregjet botërore” tha mes tjerash Bogov.
”Presim trend të rritjes së ekonomisë së Maqedonisë, gjithmonë duke ndjekur trendet botërore” përfundoi Bogov.
Bogov këto deklarata i dha sot në takim me gazetarë.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...