Në kuadër të planit dhe dinamikës investive në tërë Kosovën Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji KEDS ka shtrirë një projekt të rëndësishëm investiv edhe në Strellc të Deçanit.
Bëhet fjalë për projektin i cili drejtpërdrejt ndikon në ngritjen e cilësisë dhe kualitetit me furnizim, rënien e humbjeve dhe sigurinë në rrjet.
“114 shtylla betoni të tension të ultë, 8 shtylla betoni të tension të mesëm, 5 mijë metra kabllo dhe një trafo të re 160kVA janë vendosur në këtë anë, si rezultat i projektit investiv. Janë ndërruar edhe shtyllat e trafos ekzistuese nga e cila në të kaluarën është furnizuar i tërë fshati”, thotë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Investimi është mirëpritur dhe është parë si i nevojshëm nga banorët.
“Ky investim është i domososhëm dhe i mirë për qytetarët tonë. Janë të mirëseardhura edhe investime të tjera nga KEDS-i të cilat mendoj se janë shumë të nevojshme për stabilizimin dhe modernizimin e sistemit elektrik për ne”, thotë Leonora Ukëhajdaraj nga kjo anë.
Buzhala thotë se vetëm nga ky projekt madhor në këtë pjesë të Deçanit kanë përfituar 116 ekonomi familjare.
“116 është numri i ekonomive familjare që janë përfitues të drejtpërdrejt nga projekti në fjalë.”
Edhe komunarët e rinjë të Deçanit kanë deklaruar se mirëpresin çdo bashkëpunim nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji KEDS e që është në interes të qytetarëve respektivisht ekonomive familjare dhe biznesore në këto anë.
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban