Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me homologun e tij presidentin Hashim Thaçi ku dhe kanë mbajtur një takim me media, shkruan arbresh.info/
Gjatë këtij takimi presidenti slloven ka pohuar raporte të qëndrueshme mes Kosovës dhe Sllovenisë duke thënë se kanë raporte të shkëlqyeshme me presidentin Thaçi.
“Ne me presidentin Thaçi jemi miq dhe edhe dy popujt tanë janë miq. Ne do të zhvillojmë edhe më tej bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes dy vendeve. Do të vazhdojmë edhe më tej që ti kontribuojmë paqes së rajonit perëndimor sidomos në siguri”, tha ai.
AI ka thënë se Sllovenia do të vazhdojë të investojë në Kosovë.
“Sllovenia është një investitor i rëndësishëm në Kosovë edhe pse ende ka pasiguri por investimet sllovene janë në rritje. Muajin e ardhshëm Kosovën do ta vizitojë ministri jonë i jashtëm me ekipin e tij.]Ne mendojmë që tani është momenti i duhur në të cilin ne drejtuesit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dy shtetet kemi marrëdhënie bashkëpunimi dhe të thellojmë këtë marrëdhënie që viteve në vazhdim ti rregullojmë çështjet bilaterale”, ka thënë Pahor.
Duke folur për gjendjen në Ballkan, Pahor ka përmendur mosmarrëveshjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe problemet me kufijë ndërmjet Sllovensië dhe Kroacisë, raporton lajmi.net
Në këtë drejtim, për të avancuar në rrugën drejt BE-së, presidenti slloven ka kërkaur që Kosova ta ratifikojë Demarakcionin dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Kosova duhet ta ratifikojë Demarkacionin, dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Në këtë mënyrë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ishte më i lehtë dhe suksesshëm”, ka thënë Borut Pahor.
/Arbresh.info/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje