Thaçi falënderon presidentin slloven për mbështetjen ndaj Kosovës

16:26 | 12 Shkurt 2018
M. A.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me homologun e tij presidentin Hashim Thaçi ku dhe kanë mbajtur një takim me media.

Gjatë këtij takimi presidenti Thaçi i ka thënë Pahor se “Do të jemi gjithmonë mirënjohës për njohjen që i keni bëre Kosovës”.

“Po ashtu jam mirënjohës që kjo vizitë po bëhet në kohen e duhur. Raportet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. Investitorët slloven janë te hapur të vijnë dhe ftojë edhe të tjerët të vijnë, shembullin më të mirë e kemi të energjisë prej 1 miliard euro investime që janë në të mirë të Kosovës. I nderuar president qëllimi jonë është të jetë pjesë e organizatave të huaja si NATO, OKB e të tjera. Po ashtu ne kemi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit” ka thënë Thaçi.

Po ashtu presidenti Thaçi ka folur edhe për demarkacionin e Asociacionin duke thënë se pas këtyre 10 viteve kemi një Kosovë zhvillimore evropiane.

Gjatë këtij takimi presidenti slloven ka pohuar raporte të qëndrueshme mes Kosovës dhe Sllovenisë duke thënë se kanë raporte të shkëlqyeshme me presidentin Thaçi.

“Ne me presidentin Thaçi jemi miq dhe edhe dy popujt tanë janë miq. Ne do të zhvillojmë edhe më tej bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes dy vendeve. Do të vazhdojmë edhe më tej që ti kontribuojmë paqes së rajonit perëndimor sidomos në siguri”, tha ai.

Ai ka thënë se Sllovenia do të vazhdojë të investojë në Kosovë.

“Sllovenia është një investitor i rëndësishëm në Kosovë edhe pse ende ka pasiguri por investimet sllovene janë në rritje. Muajin e ardhshëm Kosovën do ta vizitojë ministri jonë i jashtëm me ekipin e tij. Ne mendojmë që tani është momenti i duhur në të cilin ne drejtuesit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dy shtetet kemi marrëdhënie bashkëpunimi dhe të thellojmë këtë marrëdhënie që viteve në vazhdim ti rregullojmë çështjet bilaterale”, tha presidenti Pahor/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme